Tour

from99

Udhëtim 3 ditor në Sarajevë Mostar Medjugore 99 Euro

Departure Date

Daily

Duration

3

Views

84

Ne Pakete Perfshihet:

Udhetimi me autobus komod.
Akomodimi në Hotel për 2 netë qëndrimi.
Mëngjeset dhe darkat.
Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit.

Itinerar i Turit

Dita 1

Dita e Parë:

Nisja nga Tirana në orën 05:00. Kalimi nga pika doganore e Hanit të Hotit. Kalimi nëpërmjet Nikshic, Trebinje. Pushim i shkurtër gjatë rrugës. Pas këtij pushimi do të nisemi në drejtim të territorit Boshnjak. Vazhdojmë rrugën drejt qytetit të Sarajevës. Mbërritja në Sarajevë dhe akomodimi në hotel. Darka ne hotel.
Dita 2

Dita e Dytë:

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt Vrelo Bosna ose Mushkeritë e Sarajevës.(pagesë extra 1 euro). Nisemi drejt qëndrës historike të qytetit Bascarsia ku do të vizitojmë: Ura Latine, Vijesnica, Pedonalja Ferhadija si dhe pikat kryesore të qytetit. Vizitë në Parkun e Madh të Ilidzes, në Pedonalen Velika Aleja, ish Rezidencat e Arkidukeve Austriake. Kthimi në hotel dhe shfrytezimi i ambienteve të hotelit. Darka në hotel.
Dita 3

Dita e tretë:

Mëngjesi në hotel. Nisemi drejt Mostarit ku do të kemi mundësinë të shohim Urën e famshme të Mostarit, rrugën e dyqaneve të mjeshtërve të vjetër, Xhaminë e Madhe dhe Katedralen e Betontë të Mostarit (e vetmja në botë). Pas vizitave në Mostar nisemi drejt Medjugores. Kohë në dispozicion për të vizituar Kishën Shën Jakovi, Kisha kryesore e qytetit. Pas vizitave në Medjugore nisemi drejt Tiranës. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mberritja në Tiranë.

ëmijet:
– Nga 0-2 vjeç janë falas;
– Nga 2-12 vjeç, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, perfiton 20 Euro zbritje;
– Mbi 12 vjeç paguan si i rritur.
– Nese nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe udhëton me njerin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

#SHENIM

? Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

? Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

? Per realizimin e ketij udhetimi numri minimal i pjesmarresve eshte 20

? Ne rast anullimi te udhetimit klienti njoftohet 3 dite para

? Per rezervim, mund te paguani 50% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.

? Ne rast anullimi nga klienti pagesa e bere eshte e pakthyeshme.

? Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

Kontaktoni Per Rezervim

Rruga Sulejman Delvina , Tirane

+355 69 931 6107

kallucitravel@gmail.com