Tour

from49

THETH, 2 DITË – 49€ Vetëm €49

Departure Date

Daily

Duration

2

Views

17

p>

Ne Pakete Perfshihet:

Udhetimi me autobus komod.
2. Akomodim në bujtinë, për 1 natë qëndrimi.
Dreka dhe darka e ditës së parë, mëngjesi i ditës së dytë.
Dreka dhe darka e ditës së parë, mëngjesi i ditës së dytë.
Guida gjate gjithe udhetimit

Itinerar i Turit

Nisje cdo të shtune:

Cdo te diel!

Dita 1

Dita e pare

Nisja diten e shtune ne ora 06.00 nga Tirana. Pushim kafeje rruges. Mberrijme ne Theth. Dreka ne bujtine me produktet e fresketa dhe BIO te vendit. Zbresim ne lugine dhe vazhdojme ecjen paralel me lumin .Vazhdojme ecjen per ne qender te fshatit. Vizitojme kishen. Pas kishes zbresim tek lumi ku shikojme Kullen e Ngujimit, ku jane pajtuar mbi 300 gjaqe, nga i gjithe bajraku i Shales. Vazhdojme ecjen drejt ujvares se Grunasit, e cila eshte një ndërbukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare qe shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte sëbashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojne një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Pushojme rreth 1 ore per te shijuar pamjen ose per te bere foto. Me pas kthehemi per ne bujtine. Ora 20.00 darka.
Dita 2

Dita e dyte:

Ora 8.00 – 9.00 mengjesi me produkte te fresketa vendi (buke, djathe, recel, mjalte, qumesht,caj,veze,etj.) Pas ores 09.00 nisemi nga bujtina drejt Syrit te Kalter (Syri i Kaprese) ,kalojme uren e telit per te shikuar ujvarat e gurit, te cilat jane formacione shkembore te krijuara nga prurjet e bollshme te ujit. Pamja e tyre eshte mjaft interesante pasi duke pasur forma krejtesisht te rrumbullaketa dhe te lemuara, ato ngjasojne pikerisht si vaska. Gjate udhetimit tone, duke qene se prurjet e ujit rrallohen, mund te freskohemi ne to. Keto masive shkembore finalizohen me nje pishine natyrale me uje te kristalte ku mund te bejme plazh. Me pas vazhdojme rrugen drejt Syrit te Kalter. Vendndodhja e kësaj bukurie ështe në Kapre të poshtme, një nga fshatrat më të bukur të Alpeve. Syri i kaltër është një nga bukuritë më të rralla në të gjithë Shqipërinë. Ai formohet nga Lumi i Zi, i cili buron në Majen e zezë. Syri i Kaltër është i formuar nga gërryerja e shkëmbit nga uji që zbret nga mali. Keto do kemi mundesi te pushojme. Gjate kthimit nga Syri i Kalter per ne bujtine, vizitojme kanionin, i cili është rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra i gjerë deri në 30-40 m. Ka një bukuri të pakrahasueshme ku gjatë gjithë kohës ka ujë të mjaftueshëm për të apasionuarit e lundrimit me kanoe. Me pas kthimi per ne bujtine. Ora 16.00 nisja per Tirane. Mberritja ne Tirane. Fundi i sherbimit tone.
Detaje të tjera

Keshillohet të merren me vehte : – cante shpine dhe nje shishe uji. – kepuce per hiking ose atlete. – blusa me menge te shkurta per rruges dhe me menge te gjata per ne darke.

Në cmim nuk përfshihet: – Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program. – 100 leke hyrja në Kullën e Ngujimit – 500 leke furgoni vendas Theth – Vaskat e Gurit – Theth *akomodimi ne dhome behet sipas deshires tuaj (2she,3she ose 4she)

Kontaktoni Per Rezervim

Rruga Sulejman Delvina , Tirane

+355 69 931 6107

kallucitravel@gmail.com

p>