Tour

Podgoricë – Budva – Kotor – 59€

Departure Date

Daily

Views

16

Ne Pakete Perfshihet:

Udhetimi me autobus komod.
Akomodimi në Hotel me Verde Complex 4* Superior
Guidat sipas programit
Mëngjesi dhe darka buffe
Përdorimi i pishinës, saunës dhe i jakuzzit.

Itinerar i Turit

Dita 1

Dita e Parë: Tiranë – Podgoricë

Nisja nga Tirana në oren 06:30. Ndalesë në pikën doganore Hani i Hotit për kryerjen e proçedurave doganore. Pas doganës ndalojmë për të konsumuar mëngjesin në ujëvarën e Niagarës. Pas mëngjesit vazhdojmë udhëtimin drejt qytetit të podgoricës ku do të bëjmë vizitë rreth 2 orë. Më pas vazhdojmë udhëtimin drejt qëndrës tregëtare Delta City, ku do të konsumojmë drekën dhe 2 orë për të bërë shopping. Në orën 16:00 akomodimi në hotel Verde ku do të kemi mundësi për tëpërdorur pishinat, saunat dhe jakuzzit. Në orën 20:00 darka në hotel ku gjatë mbrëmjes do të kemi organizim më muzik live dhe një pije falas.
Dita 2

Dita e Dytë: Podgoricë – Shën Stefan – Budva – Kotor

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisim turin e vizitave drejt qytetit të budvës, ku gjatë rrugës do të ndalojmë, për një vizitë piktoreske në ishullin e Shën Stefanit, përreth 20 minuta. Vazhdimi i udhëtimit drejt qytetit të Budvës ku do të qëndrojmë rreth 2 orë ku do të vizitojmë qytetin e vjetër, kalan e budvës, portin e jahteve.. etj. Vazhdimi i udhëtimit drejt qytetit të kotorrit. Ku do të qëndrojmë rreth 1 orë e 30 minuta për të vizituar 1 nga qytetet më të vjetra në ballkan. Rreth orës 15:30 do të nisemi drejt Tiranës me ndalesa të shkurtra gjatë rrugës, mbrritja në Tiranë rreth orës 22:00.

 

#SHENIM

? Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

? Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

? Per realizimin e ketij udhetimi numri minimal i pjesmarresve eshte 20

? Ne rast anullimi te udhetimit klienti njoftohet 3 dite para

? Per rezervim, mund te paguani 50% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.

? Ne rast anullimi nga klienti pagesa e bere eshte e pakthyeshme.

? Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

Kontaktoni Per Rezervim

Rruga Sulejman Delvina , Tirane

+355 69 931 6107

kallucitravel@gmail.com