Tour

from349

Barcelonë – 349€

Departure Date

Daily

Duration

8

Views

5

Ne Pakete Perfshihet:

Udhetimi me autobus komod.
Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Akomodim në hotele 3* dhe 4*.
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
Shëtitjet me autobus sipas programit.

Itinerar i Turit

Dita 1

Tirane – Mali i Zi - Opatija

Nisja ne oren 01:00 te nates nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare ne Muriqan, vazhdimi i udhetimit gjate rivieres se Malit te Zi. Do te bëhet nje kalim pa ndalesa nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do te kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhetimi me autobuz në territorin Kroat. Vazhdimi i udhetimit per ne Opatija. Sistemimi në Hotel.
Dita 2

Opatija - Milano

Mengjesi ne Hotel dhe me pas do nisemi drejt Milanos, ku do te vizitohet Pallazo Sforzesco, Piazza del Duomo, Katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Ne mbremje behet sistemi ne hotel ne Milano.
Dita 3

Milano - Nice - Barcelonë

Mengjesi ne hotel dhe me pas nisemi drejt Frances. Do te bejme nje tur kulturor per rreth 2 ore ne Nice nje nder qytetet me te frekuentuara te bregdetit francez. Vazhdimi i udhëtimit për në Barcelonë. Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Mbërritja në Barcelonë. Sistemimi në hotel.
Dita 4

Barcelonë

Mengjesi ne hotel, paradite vizite me guiden e agjensise tone, tek monumentet e Barcelones, Kodra Montjuic, Stadiumi dhe sheshet Olimpike, Palacio Catalan dhe Sheshin Espagna. Vizite ne akuariumin e Barcelones dhe porti Vel i Jahteve. Vizite ne rrugen me te famshme ne Barcelone, La Rambla, ku prej atje do shkojme ne kembe deri tek lagjet ku ndodhen veprat e Antonio Gaudit: Casa Batllo dhe Casa Mila ose La Pedrera. Akomodimi ne hotel ne Barcelone.
Dita 5

Barcelonë

Mengjesi ne hotel . Vizite ne Katedralen Sagrada Famiglia, me pas vizite ne Park Guell. Pasdite shopping tour ne nje nga qendrat me te medha tregtare. Akomodimi ne hotel ne Barcelone.
Dita 6

Barcelonë - Monte Carlo - Milano

Mengjesi ne hotel, nisja nga Barcelona, ku gjate rruges do ndalojme ne Monte Carlo perreth dy ore, ku do vizitohet Pallati Mbreteror i mbretit Alberti II, dhe me pas do shetisim ne kembe neper lagje, ku do vizitohet nje nga Kazinote me te famshme te Monte Carlos, “Monte Carlo Casino”. Pas vizites, nisemi drejt Milanos. Akomodimi ne hotel ne Milano.
Dita 7

Milano - Venezia - Trieste

Mengjesi ne hotel dhe me pas nisemi drejt Venezias ku do te vizitojme Piazza San Marco Pas vizitave nisemi drejt Triestes. Akomodimi ne Hotel.
Dita 8

Trieste - Tirana

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Tiranes. Ndalesa te shkurtra gjate rruges.Mberritja ne Tirane.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1.Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program
2.Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3.Hyrja ne Venecia qe kushton 20 euro taxa dhe Trageti

#SHENIM

? Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

? Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

? Per realizimin e ketij udhetimi numri minimal i pjesmarresve eshte 20

? Ne rast anullimi te udhetimit klienti njoftohet 3 dite para

? Per rezervim, mund te paguani 50% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.

? Ne rast anullimi nga klienti pagesa e bere eshte e pakthyeshme.

? Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

Kontaktoni Per Rezervim

Rruga Sulejman Delvina , Tirane

+355 69 931 6107

kallucitravel@gmail.com