Tour

from99

4 Ditë Tur në Stamboll – 99€

Departure Date

Daily

Duration

4

Views

56

Ne Pakete Perfshihet:

Udhetimi me autobus komod.
Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Akomodim në hotele
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
Shëtitjet me autobus sipas programit.

Itinerar i Turit

Dita 1

Dita 1: Tiranë – Stamboll

Nisja nga Tirana në orën 00:30 në drejtim të pikës kufitare të Kapshticës. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Pas kryerjes së formaliteteve kufitare nisemi në drejtim të Selanikut. Vizitë qytetit të Selanikut Kulla e Bardhë, Sheshi Aristoteli, Sheshin e Aleksanderit te Madh, Cadrat ku qëndrohet rreth 2 orë. Ndalesa gjatë rrugës për pushime dhe konsumin e drekës , vazhdojmë udhëtimin drejt Stambollit. Akomodimi në hotel rreth mbrëmjes.
Dita 2

Dita 2: Stamboll

Mëngjesi në hotel. – Rreth orës 9:30 fillojmë turin e vizitave në Akuariumin e Stambollit, Muzeu Historik Panorama 1453 , Dollmabahçe (Sarajet e Reja të Sulltanit), shëtitje me anije në kanalin e Bosforit, ku shikojmë urën e Bosforit , urën “Sulltan Fatih Mehmet”, më pas nën sugjerim e guidës rreth orës 21:00, mbrëmja në lokalet me harem ose Turkish Show ku përfshihet dhe darka (e përshtatshme për të gjitha moshat).
Dita 3

Dita 3: Stamboll

Mëngjesi në hotel. – Pas mëngjesit rreth orës 9:30, nisim turin e vizitave në Stamboll dhe i drejtohemi pikave më të bukura të këtij qyteti nga Hipodromi, Xhamia Blu, Kisha e Shën Sofisë me madhështoria në botën Ortodokse, Sarajet e Sulltanit (Top Kapi). Kohë e lirë në Grand Bazar deri në orën 16:30, më pas rreth orës 17:00 nisja drejt Sheshit Taksim dhe Shëtitorja që lidhet me Kullën e Gallatës (Shëtitorja është më e vizituara në Stamboll) ku qëndrohet rreth 2 orë. Më pas akomodimi në hotel në Stamboll.
Dita 4

Dita 4: Stamboll – Tiranë

Mëngjesi në hotel ora 5-6. – Pastaj nisemi për Tiranë rreth orës 6:00. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë në orët e darkës.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1.Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program
2.Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Cmime te peraferta: (Sarajet e Sulltanit 10 Euro, Kisha e Shen Sofise 10 Euro, Kulla e Gallatës 6 euro, Shetitja me Anije 7 Euro, Akuariumi 99 Lira Turke, Muzeu i Luftes 4 Euro, Turkish Show 25 Euro )
3.Siguracioni jetes ne udhetim

#SHENIM

? Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

? Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

? Per realizimin e ketij udhetimi numri minimal i pjesmarresve eshte 20

? Ne rast anullimi te udhetimit klienti njoftohet 3 dite para

? Per rezervim, mund te paguani 50% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.

? Ne rast anullimi nga klienti pagesa e bere eshte e pakthyeshme.

? Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

Kontaktoni Per Rezervim

Rruga Sulejman Delvina , Tirane

+355 69 931 6107

kallucitravel@gmail.com

You Will Also Like