Tour

from199

25 – 29 Shtator – Viene Budapest Beograd – 199€

Departure Date

Daily

Duration

5

Views

60

Ne Pakete Perfshihet:

Udhetimi me autobus komod.
-Taksa e turistit (1.5 euro / natë)
Akomodim në hotele
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit

Itinerar i Turit

Dita 1

Dita e parë: Tiranë – Zagreb

Nisja nga Tirana në orën 01:00 të natës me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, udhëtimi do të vazhdojë gjatë rivieres së Malit të Zi. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat. Mbërritja dhe akomodimi në hotel në Zagreb.
Dita 2

Dita e dytë: Zagreb – Graz – Vienë

Mëngjesi në hotel. Vizitë për rreth 2 orë në Zagreb, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 1 orë në Graz ku do të vizitohet : Parlamenti i Landit Styria, Rathaouse, Galeria e Arteve të Bukura, Platforma Murinsel si dhe Kështjellen e Gracit Schlossberg. Nisemi drejt qytetit të Vienës. Mbrritja dhe akomodimi në hotel në Vienë.
Dita 3

Dita e tretë: Vienë – Budapest

Mëngjesi në hotel. Gjatë ditës vizitë me guidë në dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e mëparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjeçare e Hasburgëve. Nisja për në Budapest. Mbrritja dhe akomodimi në hotel në Budapest.
Dita 4

Dita e katërt: Budapest – Beograd

Mëngjesi në hotel. Gjatë ditës vizitohen monumentet më tërheqëse të Qytetit si : Kodra Gellert, Kështjella e Budës, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e Parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi Urën e Margaritës. Pasdite bëhet nisja për në Beograd. Mbrritja dhe akomodimi në hotel në Beograd.
Dita 5

Dita e pestë: Beograd – Tiranë

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisim turin e Beogradit ku do të viziojmë Kishën Shën Sava si kisha ortodokse më e madhe në Ballkan, me pas i drejtohemi qëndres historike Pedonalja Knjez Mihajllova, Kështjellen e Beogradit, Parlamentin, Tetri Kombetar, Pallati Albania etj. Pas vizitave nisemi drejt Tiranës. Mbrritja në Tiranë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
Në çmim nuk përfshihet:
-Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
-Hyrjet në monumente dhe muzeume. (Schonbrunn 17 Euro, Muzeu i Mbretereshe Elizabetes (Sisi) 13 Euro )
-Siguracioni i shëndetit në udhëtim

Datat e udhëtimit :

25 – 29 Shtator

23 – 27 Tetor

27 – 1 Dhjetor

#SHENIM

? Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

? Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

? Per realizimin e ketij udhetimi numri minimal i pjesmarresve eshte 20

? Ne rast anullimi te udhetimit klienti njoftohet 3 dite para

? Per rezervim, mund te paguani 50% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.

? Ne rast anullimi nga klienti pagesa e bere eshte e pakthyeshme.

? Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

Kontaktoni Per Rezervim

Rruga Sulejman Delvina , Tirane

+355 69 931 6107

kallucitravel@gmail.com