Tour

from249

25 – 29 Shtator – Romë Vatikan – 249€

Departure Date

Daily

Duration

5

Views

30

Ne Pakete Perfshihet:

Udhetimi me autobus komod.
Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Udhëtimi me traget Durrës – Bari (anasjelltas). Akomodimi në dhomë
– Akomodimi në hotel me 3* me mëngjes
Shëtitjet me autobus sipas programit.

Itinerar i Turit

Dita 1

Dita e parë:

Nisemi nga Tirana rreth ores 19:00 të mbrëmjes ku do të drejtohemi drejt Portit të Durrësit. Rreth orës 21:30 akomodimi në traget në dhoma dyshe ose treshe sipas rezervimeve. Lundrojmë gjatë natës në drejtim të Barit. Akomodimi në traget në dhomë.
Dita 2

Dita e dytë:

Pas përfundimit të proçedurave doganore do të marrim rrugën drej Romës. Mbërritja në Romë dhe akomodimi në hotel. Vizita gjatë darkës në qëndër të qytetit.
Dita 3

Dita e tretë:

Pas mëngjesit në hotel, vizitë në Vatikan. Rreth orës 14:00, kohë e lirë për drakë. Pas dreke nisim turin e Romës ku do të vizitojmë në menyrë panoramike me autobus dhe me kembë Sheshin Quirinar dhe Pallatin Presidencial, Piazza Venezia dhe Kullën Vittoriano, Piazza e Kapitolit një thesar unik në histori dhe në art, ku arkitektura e shquar e Mikelanxhelos është gërshetuar me kryeveprat romake. Piazza Roma mbetet vendi arkeologjik me mahnites në botë. Do të vazhdojmë viziten në Parkun e Vilës Borgjeze, Piazza Navona, Panteonin, Piazza Colona, Kolonat e Marko Aurelios si dhe Shatrevanin e famshëm Trevi. Mbrëmja në hotel.
Dita 4

Dita e katërt:

Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vizita e Koloseut, do të jetë një moment i paharrueshëm për qëndrimin tuaj në Romë. Ky është monumenti më i famshëm që është ndërtuar ndonjëhere i cili simbolizon në vetvete magjinë dhe përjetesinë e Romës. Rreth orës 12:00 nisemi drejt Barit. Pas mbërritjes në Bari kryejmë proçedurat doganore. Akomodimi në traget në dhomë.
Dita 5

Dita e pestë:

Mbërritja në Portin e Durrësit rreth orës 08:00. Pas veprimit të proçedurave doganore nisemi drejt Tiranës ku vjen dhe fundi i udhëtimit tonë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:

– Taksa e turistit 6 euro nata, 2 netë fjetje në rome extra 12 euro /personi.

– Ato që nuk janë të përmendura në program.

Data e udhëtimit : 

25 – 29 Shtator

#SHENIM

? Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

? Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

? Per realizimin e ketij udhetimi numri minimal i pjesmarresve eshte 20

? Ne rast anullimi te udhetimit klienti njoftohet 3 dite para

? Per rezervim, mund te paguani 50% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.

? Ne rast anullimi nga klienti pagesa e bere eshte e pakthyeshme.

? Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

Kontaktoni Per Rezervim

Rruga Sulejman Delvina , Tirane

+355 69 931 6107

kallucitravel@gmail.com