Tour

from55

2 DITË – LUGINA VALBONËS – 6900 LEKË Vetëm €55

Departure Date

Daily

Duration

2

Views

16

<p>

Ne Pakete Perfshihet:

Udhetimi me autobus komod.
Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Bileta e tragetit Koman – Fierze
Akomodimi 1 nate ne hotel
Darka e dites se pare
Mengjes fshati diten e dyte
Guida jone e cila do ju shoqeroje gjate gjithe udhetimit

Itinerar i Turit

Dita 1

Dita e pare

**Nisja ne mengjes, pas prezantimit me guiden i cili do iu shoqeroje pergjate te 2 diteve te udhetimit. Gjate rruges do te kemi mundesine te shijojme bukurine e peisazheve qe i ka dhuruar nena natyre, Shqiperise. *Ndalesa e pare do te behet buzë liqenit të Vau Dejes per kafen e mengjesit ne restorant Perla, per te vazhduar me pas ne liqenin e Komanit ku do te behemi pasagjer te tragetit te Komanit. *Lundrimi qe zgjat afersisht 2 ore : 30 minuta duke pershkruar liqenin e Komanit qe gjarperon ne shpate malesh 2200 m lartesi, eshte nder aventurat me te bukura te turit te Valbones. *Pas zbritjes ne Fierze ndalesa e radhes do te jete ne Kanionin e Shoshanit, i cili na tregon qe sapo jemi futur ne parkun kombetar “Valbone”. *Akomodimi ne Valbone . Me te mberritur do te behet edhe akomodimi sipas rezervimit te kerkuar nga ju. Dreka do te shijohet ne restorantin e hotelit me produkte fshati dhe mish qingji. *Pas drekes kohe e lire per te pushuar. *Mbasdite do te vazhdojme eksplorimin e Valbones, ku do te vizitojme Ujvaren e Rrogamit. Do te vazhdojme ecjen ne kembe deri ne fillimin e lagjes se fundit te Valbones te quajtur, Gjelaj. Aty do te kemi mundesine te shikojme pjesen me terheqese, fundin e lugines ku te gjitha majat e maleve jane mbi 2300 – 2400 m. Me sfidantet e natyres do te ngjitemi deri ne rrjedhen e ujvares ku qe aty shfaqet nje pamje piktoreske e Lugines se Valbones. *Kthimi ne hotel ku Darka do të shijohet në restorantin e hotelit, peshk trofte ose mish qingji, fli, etj !
Dita 2

Dita e dyte

*Pas mengjesit ne hotel, gjate paradites do te vizitojmë liqenin e Xhemës dhe Mullirin e Vjetër të Ujit, (keshtu quhet nga vendasit), ku per te apasionuarit e fotografise do mrekullohen nga bukurite e Valbones, dhe kanionin e shoshanit me ujin e tij ngjyre blu. Kthimi do te realizohet nga Kosova, ku vazhdimi i udhetimit do jete per ne qytetin e Prizrenit, ne qytetin “muze” te Kosoves. *Ndalese per te realizuar turin e qytetit, ne zonat me turistike te saj si ura e gurit, Xhamia e Sinan Pashes, Lidhja e Prizrenit, etj. Kohe e lire per kafe dhe shopping ne Prizren Kohe e lire per te konsumuar dreken ne Prizren ku edhe sugjerimet e guides nuk do te mungojne. *Pas vizites ne Prizren, kthimi ne Tirane ne darke.

Paisje dhe veshje për një guidë sa më komode: – Pashaporta ose Karta ID per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues ( Pashaporta ose ID) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer – Atlete të përshtatshme për ecje na mal – Triko me menge te gjata për në mbrëmje – Çantë shpine – Bluze per nderrese gjate ecjes neper shtigjet e pershkruar ne program – Rroba Sportive – Syze dhe krem dielli – Kapele

-Ne cmim nuk perfshihen: 1) Dreka e dites se dyte ne Prizren 2) Pijet alkolike dhe jo-alkolike te vakteve

Kontaktoni Per Rezervim

Rruga Sulejman Delvina , Tirane

+355 69 931 6107

kallucitravel@gmail.com

</p>