<p>
Ne Pakete Perfshihet:
Udhetimi me autobus komod.
Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Vizitat sipas programit
Itinerar i Turit
Dita 1
Cdo te diel! Programi:
Nisja nga Tirana në orën 06:00 te mëngjesit. Ndalesa gjatë rrugës. Nisja drejt pikës kufitare të Qafë Thanës. Ndalesa e parë do të jetë në Strugë tek Pazari i Vjetër dhe bashkimi i Lumit Drini i Zi me Liqenin e Ohrit. Dreka e lire. Pas dreke nisja drejt Ohrit, i njohur ndryshe edhe si Jeruzalemi i Ballkanit. Vizitë në Ohër. Do të vizitohet pazari i vjetër i Ohrit apo siç njihet ndryshe Çarshia. Vizitë tek Muzeu i Ujit , i njohur edhe si “Fshati në Ujë”. Vizitë në Manastirin e mrekullueshëm të Shën Naum-it. Nisemi drejt Fshatit Buçimas tek shtepia ku është luajtur filmi “Zonja nga Qyteti”. Rreth orës 18:00 nisja drejt Tiranës. Mbërritja në Tiranë rreth orës 20:00.

Fëmijët – Nëse nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.
Ju njoftojme se
– Pagesa e bëre është e pakthyeshme në rast anullimi nga klienti.
– Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme siç janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
</p>