Tour

from159

1 – 5 Janar, Tur 5 ditor – Selanik & Stamboll & Sofje!

Departure Date

Daily

Duration

5

Views

124

Ne Pakete Perfshihet:

Udhetimi me autobus komod.
Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Akomodim në hotele
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
Shëtitjet me autobus sipas programit.

Itinerar i Turit

Dita 1

Dita e Parë:

Nisja nga Tirana në oren 03:00 të mëngjesit. Udhëtimi me autobus vazhdon drejt Kapshticës për në Selanik. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Selanik. Sistemimi në hotel, darka e lirë.
Dita 2

Dita e Dytë:

Mëngjesi në hotel. Me pas nisemi për vizitë panoramike të qytetit të Selanikut ku vizitohen: Sheshi Aristotel, Kulla e Bardhë, Zona Tsimiski dhe monumente të tjera historike të qytetit. Vazhdon udhëtimi për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Stamboll. Sistemimi në hotel.
Dita 3

Dita e Tretë:

Mëngjesi në hotel. Paradite vizitë panoramike me guidë në monumentet kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahçe, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, më pas vizitë në sheshin Taksim dhe në kullën e Gallatës. Mbasdite e lirë.
Dita 4

Dita e Katërt:

Mëngjesi në hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Pasdite nisemi për në Sofje. Mbrritja në Sofje, sistemimi dhe fjetje në hotel.
Dita 5

Dita e Pestë:

Mëngjesi në hotel. Vizitë në monumentet kryesore të qytetit të Sofjes. Udhëtimi i kthimit me autobus për në Tiranë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Tiranë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1.Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program

Cmime te peraferta: (Sarajet e Sulltanit 10 Euro, Kisha e Shen Sofise 10 Euro, Kulla e Gallatës 6 euro, Shetitja me Anije 7 Euro, Akuariumi 99 Lira Turke, Muzeu i Luftes 4 Euro, Turkish Show 25 Euro )
3.Siguracioni jetes ne udhetim

-Siguracioni i shëndetit në udhëtim

Nuk përfshihet:

– Taksa e qytetit 1.5 deri 3 euro ne varesi te shtetit ku akomodoheni.

#SHENIM

? Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

? Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

? Per realizimin e ketij udhetimi numri minimal i pjesmarresve eshte 20

? Ne rast anullimi te udhetimit klienti njoftohet 3 dite para

? Per rezervim, mund te paguani 50% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.

? Ne rast anullimi nga klienti pagesa e bere eshte e pakthyeshme.

? Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

Kontaktoni Per Rezervim

Rruga Sulejman Delvina , Tirane

+355 69 931 6107

kallucitravel@gmail.com